Lajme

Stoltenberg: Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 12 June 2017

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg kërkon nga Maqedonia dhe Greqia që të arrihet një marrëveshje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së emrit brenda kornizave të NATO-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai përshëndet gatishmërinë e qeverisë së re për të zgjidhur këtë çështje, si edhe zotimet për reforma urgjente në një Maqedoni shumëetnike, duke shtuar se dyert e NATO-së janë të hapura për vendet që i plotësojnë standardet e NATO-së.

-Advertisement-

Ndërkaq, Zaev tha se do të bëjnë përpjekje që të gjendet një zgjidhje me Greqinë.“Do të mundohemi që në të gjitha mënyrat ta lëvizim Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe për këtë kërkoj mbështetje edhe nga popullsia e Greqisë.

Ne mund të bëhemi anëtarë të NATO-së me referencën e përkohshme. Presim që së paku të marrim një ftesë përmes referencës së përkohshme, që të kemi një hapësirë për të gjetur zgjidhje të pranueshme me Greqinë”, tha Zaevi.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy