Lajme

Stavileci: Zgjedhjet e sotme, test i madh për demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 11 June 2017

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se deri në këtë kohë, procesi zgjedhor në vend ka kaluar mënyrë të rregullt duke kaluar kështu një test shumë të madh për demokracinë.

Stavileci tutje u shpreh optimist se fitorja e këtyre zgjedhjeve të parakohshme, i takon koalicionit të madh që përkon me Fillim e Ri në gjithë vendin.

”Një proces i mirë që presim edhe për pak minuta të përmbyllet. Ne po japim një test shumë të madh të demokracisë në mesin tonë”, ka thene Stavileci, njofton Klankosova.

-Advertisement-

”Po japim një mesazh të të gjithë për fillimin e ri që me zell kanë punuar deri në ditën e sotme”, ka shtuar ai.

”Asnjë organizim zgjedhjesh në cdo vend botësh smund të jetë i përkryer”, eshte shprehur Stavileci.

”Konsiderojmë që edhe kësaj here patëm një fitore të re edhe për Demokracinë në vendin tonë dhe për Fillimin e Ri”, ka thene ai.

”Jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjithë njerëzit tanë në terren. Shumë shpejt do ta thërrasim një konferencë për ta dëshmuar dhe treguar se koalicioni i madh i fitores është fituesi i zgjedhjeve pra Fillimi i Ri”, ka shtuar Stavileci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera