Lajme

Ky është shteti evropian që udhëton nga sot pa viza drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 11 June 2017

Qytetarët e Ukrainës, nga sot, udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.

Ata që kanë pasaporta biometrike do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe.

Regjimi pa viza  vlen edhe për Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën.

-Advertisement-

Autoritetet kufitare të Ukrainës thanë se presin një rritje prej 30% në trafikun e pasagjerëve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha të shtunën se udhëtimi pa viza do t’I thotë “lamtumirë Perandorisë Ruse”

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy