Lajme

Lirohet nga burgu djali i diktatorit të njohur

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 11 Qershor 2017

Saif al-Islam Qaddafi, djali i dytë i diktatorit të ndjerë të Libisë, Muammar Qaddafi, është liruar pas më shumë se pesë vjetësh në burg, thanë rrëmbyesit e tij.

Batalioni Abu Bakr al-Siddiq, një milici në qytetin Zintan, tha se Saif al-Islam është liruar më 9 qershor, por nuk dha detaje për vendndodhjen e tij.

Milicia tha se lirimi është bërë me kërkesë të “qeverisë së përkohshme”.

-Advertisement-

Qeveria, me bazë në lindje të Libisë, ka lëshuar amnisti për Saif al-Islamin.

Por, në vitin 2015, ai është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Tripoli, ku kontrollin e ka një qeveri rivale, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Saif al-Islami kërkohet po ashtu nga Gjykata e Hagës për Krime./REL

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy