Sport

⚽️ Bastoret tallen me Kosovën para ndeshjes me Turqinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 10 Qershor 2017
Bastoret sportive e kanë nxjerrë titullar të padiskutueshëm Turqinë në përballjen me Kosovën.

Kosova nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, ku në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër takohet me Turqinë.

“Bet365” tashmë ka vendosur kuotat për dyja Kombëtaret. Që Turqia ta fitojë këtë sfidë ka kuotën vetëm 1.18, derisa Kosova 19.00.

Barazimi është kuotuar me koeficient 8.00.

-Advertisement-

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë fillon nga ora 20:45.

Kujtojmë se Kosova gjatë këtyre kualifikimeve ka katër humbje dhe vetëm një barazim, atë ndaj Finlandës në ndeshjen hapëse./Lajmi.net/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy