Lajme

Gjermania kërkon heqjen e bllokadës ndaj Katarit nga shtetet arabe

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 09 June 2017

Gjermania ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të zgjidhur një krizë në rritje rreth Katarit, e cila akuzohet nga katër shtete fqinje arabe për financimin e terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë të hënën udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel  duke folur pasi ka takuar homologun e tij nga Katari, Adil al-Ahmad al-Jubayr ka bërë thirrje për heqjen e “bllokadave të detit dhe ajrit” ndaj Katarit, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në ndërkohë nga Katari mohojnë akuzat se ata mbështesin ekstremistët islamikë.

Që nga mosmarrëveshja midis Katarit dhe fqinjëve të saj, Gjermania ka kërkuar për një zgjidhje diplomatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera