Sport

Juventus, 28 milionë euro më shumë sesa Real Madrid për Champions-in

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 08 June 2017

Të fitosh Champions League nuk do të thotë se ke fituar më shumë të ardhura sesa skuadrat e tjera që ke mposhtur gjatë rrugës.

Sipas përllogaritjeve të portalit italian “Calcio e Finanza”, Juventusi do të fusë në arkat e klubit 109 milionë euro nga Champions League, 25 milionë euro më shumë sesa Reali i Madridit, skuadra që e mundi 4-1 në finalen e Kardifit. Klubi madrilen do të përfitojë vetëm 3 milionë euro më shumë sesa Leicester, skuadër që u eleminua në çerekfinale.

Diferenca është ajo që quhet “market pool”, të ardhurat komerciale që ndan UEFA për klubet europiane. Në këtë aspekt, Juventusi ka dy avantazhe në krahasim me Realin. Së pari, UEFA ndan të ardhura për çdo shtet dhe në rastin e Italisë, këto të ardhura ndahen në 3 klube, ndërsa në Spanjë ndahen në 4 (sezonin e kaluar ishin 5 spanjolle). Gjithashtu, gjysma e “market pool”-it shpërndahet duke marrë parasysh pozicionin e skuadrës në kampionat. Kështu, Juventusi merr 25% të asaj që i përket klubeve për shkak se doli në vend të parë sezonin e kaluar, ndërsa Realit i takon 15%, pasi u rendit i dyti në LaLiga 2015-2016.

-Advertisement-

Së dyti, UEFA merr nga të drejtat televizive në Itali 248 milionë euro, ndërsa nga Spanja “vetëm” 208 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera