Komuna e Prishtinës vonohet në renovimin e garazheve, autobusët e rinj “piqen” në diell
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 08 Qershor 2017
Autobusët e rinj të “Trafiku urban” krejt dimrin qëndruan jashtë në borë. I nxehti pranveror po i “përvëlon”. Garazhet ku ata pritët të futën kanë nisur të renovohen thellësisht para disa muajsh, por akoma nuk janë gati.
Duke parë që po i vonohen pakë autobusët e rinj, Komuna e Prishtinës u vonua edhe në procedurat e prokurimit për renovimin e garazheve së Ndërmarrjes “Trafiku urban”. Renovimi i garazheve nisi në dimrin e vitit 2016 dhe me të ardhur autobusët e rinj nuk patën ku të futën, qëndruan në borë.
Kompania N.N “Prishtina” që po bënë renovimin e garazheve të Ndërmarrjes “Trafiku urban” e ka shkelur kontratën e nënshkruar me Komunën. Përkundër kësaj, Komuna ia dha edhe një tender për disa punë, që siç thotë, dolën pa parashikuar, shkruan lajmi.net.
Kontrata e parë, u nënshkrua në mes palëve me datë 10.10.2016. Sipas dosjes së tenderit, afati për kryerjen e punimeve ka qenë 2 muaj (60 ditë) duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës. Që nga ajo kohë, punimet nuk janë kryer akoma, ndonëse janë bërë rreth 8 muaj, pra ka shkelje të kontratës për 6 muaj.
Në garë për këtë tender kanë qenë 19 kompani. Vlera e përgjithshme e ofertës së N.N “Prishtina” ka qenë 622,496.80 euro. Ndërsa, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka pasur ofertën 857,905.11 euro.
Hafir Hamiti, sekretar i “Trafiku urban” ka thënë se nuk është në dijeni se kur do të kryhen punimet, ani pse ato po zhvillohen në oborrin e kompanisë së tyre. “Autobusët po qëndrojnë jashtë se ende po punohet në garzhe. Nuk e di edhe sa do të punohet. Tu them të drejtën, ata i kanë mbyllë dyert dhe po punojnë, nuk e di edhe sa punë u ka mbetur. Se di, a kanë telashe financiare, apo çka është fjala, por më duket janë marr vesh edhe për disa para më komunën pasi komuna është duke e realizuar këtë kontratë”, tha Hamiti par lajmi.net.
Pronari i i kompanisë punëkryese, Adem Berisha nuk ka dashur të flas lidhur më mbarëvajtjen e punëve. “Jo, jo, flisni me dikë tjetër, mos u merrni me mua për këtë punë”, ka thënë shkurt ai.
Të mërkurën, Zyra e prokurimit e Prishtinës e ka bërë publike edhe njoftimin për dhënie të kontratës kësaj kompani edhe për një tjetër tende, i cili quhet “Renovimi i Objektit te Trafikut Urban” dhe që ka vlerën 166,245.72 euro.
Në arsyetimin e këtij tenderi, Komuna ka shënuar se “Gjate realizimit të punimeve sipas kontratës bazë është vërejtur se duhet të kryhen edhe disa punime të tjera të cilat nuk janë paraparë në kontratë dhe pa realizimin e të cilave nuk mund të realizohen as punimet nga kontrata bazë. Është vërejtur se kulmi i garazhes ka dëmtime të mëdha dhe si shkak i kësaj nuk mund t’i përballoj reshjet. Në situatën e tillë pika nga kulmi do të dëmtonte shumë, punimet që janë të parapara në kontratë. Duke marrë për bazë se është fjala për punimet në një objekt, është teknikisht e detyrueshme që realizimi i punimeve të kulmit të negociohet me punëkryesin nga kontrata bazë”. /Lajmi.net/

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...



































