Këshilltari i LSI denoncon Beqajn: Më kërcënoi, më tha do të të zhduk
Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 06 June 2017
Këshilltari i grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba ka akuzuar sot ish-ministrin socialist, Ilir Beqaj se ky i fundit e ka kërcënuar gjatë një bisede telefonike.
“Ke ndonjë gjë personale me mua, se unë personalisht këtej e tutje do t’i zgjidh gjërat me ty.
Do të zhduk. Ta shohësh ti. E ku i mbaj mend sa të tjera. Fillimisht u stepa.
Fjalët po më ngecnin në gojë. Para meje qëndronte ajo gruaja duke më vështruar, sikur po më thoshte mbarove?
Prej pranisë së saj në atë moment nuk e prisha fjalorin, si nuk do e prish edhe në këto rradhë.
Pasi shkëmbeva disa fjalë me të, telefonuesi që kishte kryer detyrën e ngarkuar dhe i kishte treguar atyre rreth vetes sa “i fortë” ishte e mbylli telefonin”, -shkruan Kaba në Facebook.
DENONCIMI I DRITAN KABËS
Unë dhe Ilir Beqja i P.P.P.
Përshkrim për publikun (P.P.P.)
Para tre ditësh pata një telefonatë të çuditshme nga ora 13.15, nga numri i telefonit +355682027372. Këtë numër nuk e kisha të rregjistruar dhe u pergjigja pa as më të voglin ngurrim. Dikush që të thërret në telefom ka diçka për të thënë, ka diçka për të biseduar, njerëz jemi mund të jetë dikush që ka një hall, një shqetësim apo nevojë.
Isha në bisedë me disa zonja për takimin që do zhvillohej në Lushnje. Para meje ulur në tavolinë ishte një grua intelektuale dhe pak në moshë po e dëgjoja me vëmendje dhe vetiu i kërkova të falur dhe hapa telefonin.
Alo, urdhëroni – i thashë. Nga ana tjetër e telefonit dëgjoj disa britma që në fillim nuk po arrija t’i perceptoja. Një dufmë inati e përmbledhur në togfjalsha që nuk po i kuptoja. Pas sekondës se tridhjetë të bisedës kuptova se nga ana tjetër njeriu që fliste ishte Ilir Beqja.
Po më kërcënonte me tersëllimë dhe po shfrynte dufin. Më shumë sikur po i fliste atyre që kishte përqark, për t’i treguar sa i pushtetshëm ishte se sa fliste me mua.
-Ke ndonjë gjë personale me mua, se unë personalisht këtej e tutje do t’i zgjidh gjërat me ty. Do të zhduk. Ta shohësh ti. E ku i mbaj mend sa të tjera.
Fillimisht u stepa. Fjalët po më ngecnin në gojë. Para meje qëndronte ajo gruaja duke më vështruar, sikur po më thoshte mbarove?
Prej pranisë së saj në atë moment nuk e prisha fjalorin, si nuk do e prish edhe në këto rradhë. Pasi shkëmbeva disa fjalë me të, telefonuesi që kishte kryer detyrën e ngarkuar dhe i kishte treguar atyre rreth vetes sa “i fortë” ishte e mbylli telefonin.
Fillimisht mendova se ishte një lojë që zakonisht bëjnë njerëzit që njohin teknologjinë.
Të marrrin nga një kompjuter dhe rregjistrojnë ose numrin, ose emrin e dikujt që ty të shfaqet në ekran për të bërë të mendosh se është pikërisht ai që të ka marrë. Kështu i shkrova një sms:
“Këto kërcënimet në telefon nuk ndikojnë fare tek unë, e ke gabim shumë të madh këtë që bëre, nuk jam nga ata që trembem, bëre gabim të madh shumë.” Më shumë për të verifikuar nëse ishte vërtet ai, Beqja.
Pas tre minutash telefonoi sërish. Kësaj radhe më shkurt, 37 sekonda. Me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat kërcënime. Sytë e gruas që kisha përballë më stepën sërish.
Në lokal kishte goxha njerëz. Askujt prej tyre të njohur apo të panjohur nuk kisha asnjë të drejtë t’i prishja rehatinë.
Kush ishte zanafilla e telefonatës?
Në një status kisha thënë që LSI nuk mund të mbajë përgjegjësi për konçensionet e Beqjes. Dhe në të vërtet edhe pas telefonatave, nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi.
Se ato janë kundërshtuar edhe me votë në parlament, edhe në diskutimet në komisionin parlamentar të Shëndetësisë edhe në media apo prononcime publike. /albeu.com/

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...


































