Lajme

Analistët skeptik se liberalizimi mund të ndodhë brenda tre muajve

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 02 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj gjatë një takimi me qytetarë ka thënë se me qeverisjen e tij, liberalizimi i vizave do të bëhet për 90 ditë.

Lidhur me këtë analistët janë shprehur skeptik se liberalizimi mundë të bëhet për 90 ditë pasi që Kosova duhet të kaloj në disa procese e një ndër ta është edhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se liberalizimi i vizave varet nga Bashkimi Evropian dhe për tre muaj nuk mund të përmbyllen të gjitha proceset.

-Advertisement-

“Premtimi për heqjen e vizave brenda tre muajsh është problematik edhe në kuptimin procedural. Unë nuk dyshoj në vullnetin e Ramush Haradinajt, nëse bëhet kryeministër, që kjo të ndodh shpejt. Por, është vetë qasja e Bashkimit Evropian, procedurat e nevojshme që duhet ndjekur dhe përvoja nga e kaluara në raste të tilla që tregon se tre muaj është një kohë e pamjaftueshme për t’u përmbyllur proces,” deklaron ai.

Ndërsa analisti Dardan Islami theksoi se edhe nëse Kosova i përmbush të gjitha kushtet liberalizimi nuk mundë të bëhet para dhjetorit.

“Liberalizmi i vizave nuk mundë të bëhet para dhjetorit, edhe nësepërmbushën te gjitha kushtet,” shprehet Islami.

E Fadil Lepaja tha se premtimi për liberalizimin e vizave është premtim elektoral nga Ramush Haradinaj pasi që ai është njëri nga akterët kryesor që e penguan atë.

“Liberalizimi i vizave është premtim elektoral, por edhe mund te jete i bazuar në mundësi reale, pasi që z.Haradinaj ishte njeri nder akterëtë kryesor qe e penguan atë, muajve të fundit. Kështu që ai duket se e di ku fshihet lepuri, thënë në mënyrë metaforike” deklaron Lepaja.

Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale ka bërë që liderët të mos shohin fundin e premtimeve para qytetarëve për çështje të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera