KQZ certifikon listën me rreth 2 milion votues
Autori: Gazeta inFokus
17:46 | 31 May 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve.
Sipas listës së certifikuar nga KQZ-ja në mbledhjen e të mërkurës, 1 milion e 872 mijë e 941 shtetas kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.
Ndryshe, po sot, në gjithë Kosovën, partitë politike dhe koalicionet garuese në zgjedhje kanë nisur fushatën elektorale.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK ka bashkuar forcat me AAK-në dhe NISMA-n, duke nxjerrë Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. LDK ka arritur marrëveshje me AKR-në, duke mandatur Avdullah Hotin për shef të ekzekutivit. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidat i saj Albin Kurti kanë vendosur që kësaj gare t’i hynë të vetëm.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
KQZ-ja certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve
1 milion e 872 mijë e 941 votues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur (31 maj 2017) certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:
- 118 mijë e 448votuestërinjqë pas Zgjedhjeve 2014 kanëarriturmoshën 18 vjeçdheqë do tëvotojnëpërherëtëparënëZgjedhjet e ParakohshmepërKuvendin e RepublikëssëKosovës, 11 qershor 2017.
- 36 mijë e 754votuesqënukkanëqenënë LPV 2014, e qëmundtëkonsiderohensivotuestëregjistruarpërherëtëparënëRegjistrinQendror Civil midis dypalëzgjedhjesh, osevotuesqëjanëpajisur me dokumentetëRepublikëssëKosovës pas zgjedhjevetëvitit 2014.
Ndërsa, lidhur me përmirësimin e Listës së Votuesve u bën të njohura të dhënat si në vijim:
- Numriipersonaveqëjanëlarguarsitëvdekur pas zgjedhjevetëvitit 2014 është: 33 mijë e 542.
Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsejt: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Venvotime më shumë se në vitin 2014).
Në këtë mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:
- 15 mijë e 118 janëregjistruarsivotuestësuksesshëm;
- 5 mijë e 236 aplikacionepërregjistrimjanërefuzuar, simëposhtë:
- 14 aplikueskanëqenënënmoshën 18 vjeçaredheqënuk e arrijnëkëtëmoshë as nëDitën e Zgjedhjeve;
- 118 aplikacionepërregjistrimnuk e kanënënshkruarformularin e aplikimit; dhe
- 5 mijë e 104 aplikuesjanërefuzuarpasinukkanëplotësuarkriteretjuridikepërpërfshirjennëlistën e votuesvejashtëKosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e Dytë të Vëzhguesve, numri i të cilëve është: 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është: 373 vëzhgues.
Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe Këshillat e Vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...





























