Grande rikthehet në Manchester
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 31 May 2017
Ashtu siç kishte premtuar, Ariana Grande do të rikthehet në Manchester për një tjetër koncert bamirësie, pas sulmit të përgjakshëm të javës së kaluar. Por këtë herë, bashkë me të do të jenë edhe këngëtarë të tjerë si Justin Bieber, Coldplay dhe Katy Perry.
Shfaqja që ka marrë emrin “One Love Manchester” do të mbledhë të ardhura për ata që u prekën nga shpërthimi terrorist, që la 22 persona të vdekur, shumica e të cilëve fëmijë.
Edhe “Take That”, Miley Cyrus dhe Pharrel do të jenë të impenjuar në terrenin sportiv të kriketit në “Old Trafford”, në shfaqjen e ditës së dielë.
Grande ka njoftuar se biletat, për fansat që ishin në “Manchester Arena” më 22 maj, do të jenë falas. Mes performuesve do të jenë edhe Niall Horan i grupit “One Direction” dhe Usher, ndërsa të tjerë priten të shpallen në ditët në vijim. Arena ku do të organizohet koncerti ka një kapacitet prej 50 mijë vetash, ndërsa shfaqja do të transmetohet edhe në “BBC One” dhe “BBC Radio”.
Biletat për këtë koncert homazh do të dalin në shitje ditën e enjte, ndërsa çmimi i tyre ende nuk është përcaktuar. Pjesëmarrësve në këtë shfaqje muzikore u është kërkuar të mos vijnë me çanta me vete.
Të ardhurat do të shkojnë për fondin e emergjencave “We Love Manchester”, që u ngrit nga Këshilli i qytetit të Manchesterit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq britanik. Organizatorët presin të paktën 2 milionë paund të ardhura nga ky koncert.
Mes viktimave ishin 7 fëmijë, të gjithë të vrarë nga akti kamikaz i Salman Abedi, më 22 maj. Grande, 23-vjeçare, pezulloi turin e saj “Dangerous Woman”, përfshi edhe anulimin e dy shfaqjeve të programuara për në “O2 Arena” të Londrës pas sulmit terrorist. Por këngëtarja amerikane premtoi të rikthehej në Manchester.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































