Lajme

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni-Rusi në sferën e kulturës

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 30 May 2017

Zv. ministri ëpr kulturë, Dragan Nedellkoviq dhe Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, kanë nënshkruar Protokoll ndërmjet ministrive të kulturës së të dy vendeve për organizimin e Ditëve të kulturës maqedonase në Rusi më 2018, si edhe Ditëve të kulturës ruse në Maqedoni më 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, bashkëbiseduesit i pajtuan që të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në sferën e kulturës që karakterizohen me shkëmbimin e shumë projekteve kulturore ndërmjet të dy vendeve.

Sipas AIM-së, Nedellkoviq dhe Scherbak theksuan rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë institucional në sferën e kulturës ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy