Lajme

Studentët bllokojnë hyrjen e Komunës së Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 26 May 2017

Demokracia Studentore ka mbajtur sot një aktivitet simbolik në shenjë proteste ku ka bllokuar hyrjen e Komunës së Ferizajt për t’i dalë në mbrojtje vogëlushit të sëmurë Senad Bislimi i cili sipas tyre është harruar nga institucionet e kësaj komune.

Mexhid Ramusa nga Organizata Demokracia Studentore ka thënë se si student janë prekur shumë nga rasti i Senad Bislimit që është bërë i ditur ditë më parë në media.

Ata kanë kërkuar nga kreytari i kësaj komune që të ndërrmerë masa dhe t’ju kushtojë rëndësi këtyre kategorive të cilat jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Kryetar a ndjenë përgjegjësi morale!? Si nuk ke turp të kërkosh votën e qytetarit shiko në cfarë gjendje jetojnë familjet skamnore në Ferizaj. Të paktën dëgjo-lexo rrëfimin e këtij fëmijut; “Sëmundja dhe varfëria ma kanë humbur shpresën për jetë,nuk besojë që ka me u bërë mirë jam harruar nga instituticionet e Komuës së Ferizajt. Kryetar egoja juaj për pushtet po i shkatërron ëndërrat tona. Sot të gjithë jemi Senadi”, është shkruar në pankartën e vendosur në hyrje të Komunës së Ferizajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera