Lajme

Mustafa: RTK e kapur totalisht nga PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 26 May 2017

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se  Radio Televizioni i Kosovës është kapur totalisht nga PDK-ja.

Mustafa tha se RTK në lajmet qendrore prezantoj një sondazh të rrem me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Musafës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie.

Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit.

Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera