Lajme

Biznesmeni kosovar i bën gati 20 autobusë për zgjedhje, nisja nga Zvicra

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 25 May 2017

Dega e AAK-së në Zvicër, e sponsorizuar nga një biznesmen-mërgimtar shqiptar në Zvicër, organizon deri në 20 autobusë pa pagesë për anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së.

Këtë gjë ai po e bën në mënyrë që t’i ndihmojë atyre personave që dëshirojnë të votojnë për të mirë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Ata persona dashamirë dhe atdhedashës që dëshirojnë të shkojnë ta japin votën për të mirën e Kosovës, udhëtimin e kanë pa pagesë”, ka thënë mërgimtari.

-Advertisement-

Ata që dëshirojnë ta rezervojnë vendin duhet të lajmërohen tek Isa Zeqiraj, sekretar i degës së AAK-së në Zvicër./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera