Auto&Tech

Një metode e re për karikimin e celularëve!

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 24 May 2017

Mbetja “pa bateri” është një frikë e madhe e kohës moderne

Shumica prej nesh kujdeset që telefoni të qëndrojë vazhdimisht i mbushur dhe jo rrallë ndodh që të marrim edhe karikuesin me vete nga frika, se telefoni do të mbetet pa bateri. Por, e gjithë kjo së shpejti mund të marrë fund.

Kompania Apple aktualisht po kërkon mundësinë e karikimit pa tela të telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera përmes Wi-Fi, rrjeti mobil dhe madje përmes sinjalit nga rrjetet e satelitit, shkruan “Daily Mail”.

-Advertisement-

Teknologjia nënkupton përdorimin e valëve elektromagnetike me frekuenca të larta, të cilat deri te pajisjet arrijnë përmes antenave. Energjia e nevojshme për karikimi prodhohet nga stacioni bazë, i cili “vendos” kontakt me pajisjet.

Ideja e karikimit pa tela është njëri nga prioritetet tona dhe nuk është risi. Kërkimet e para premtojnë, por është e nevojshme të bëhen edhe kërkime shtesë, thonë në Apple. Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë implementimi i kësaj teknologjie dhe do të ishte revolucion i vërtetë, nëse ajo do të paraqitej te gjenerata e re e Apple që do të prezantohet në shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera