Pse gratë në Kinë nuk preken nga kanceri i gjirit?
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 24 May 2017
Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e Jane Plant, një profesoreshë dhe eksperte e njohur e gjeokimisë, por para se gjithash, një nënë e dedikuar dhe një grua.
Ajo në vitin 1987 u diagnostifikua me kancer, në moshën 42 vjeçare, transmeton lajmi.net
Parashikimi fillestar ishte se jeta dhe karriera e saj po merrnin fund. Megjithatë, kjo nuk e bëri atë të heqë dorë dhe të dorëzohej ndaj efekteve të kësaj sëmundje tejet vdekjeprurëse. Përkundrazi, ajo vendosi të luftonte edhe pse kanceri iu rikthye 4 herë.
Për të qenë më konkret, Jane filloi të ndiqte një dietë revolucionare, ndryshoi zakonet e saj të jetesës dhe kjo më në fund i’a shpëtoi jetën. Për shkak të efekteve mahnitëse pozitive që kishte kjo dietë, Jane sot përpiqet të informojë gratë për parimet e saj në mënyrë që ta ngrisë vetëdijen e tyre.
Kur Jane u diagnostifikua me kancer, burri i saj, një shkencëtar i njohur dhe me përvojë, ishte duke punuar në Kinë, kështu që ai nisi të hetonte arsyen pse rastett e kancerit të gjirit janë aq të pakta në Kinë. Gjëja e parë që kuptoi ishte, të ushqyerit dhe këtë i’a rekomandoi gruas së tij.
Kjo metodë ka dhënë efekte të mrekullueshme, kështu që është publike tani. Edhe pse shihet si një metodë e diskutueshme nga shumë njerëz, çdo grua ka të drejtë ta zgjedhë metodën e saj për ta luftuar këtë sëmundje dhe për ta shpëtuar vetën.
Këtu është një pjesë e historisë së saj:
“Miqtë dhe kolegët e mi nga Kina kanë dërguar letra, karta si dhe disa supozitorë të pabesueshëm bimor, kështu që ai i solli tek unë.
Këta supozitorë kishin për qëllim të trajtonin kancerin e gjirit dhe në të vërtetë ne qeshnim shumë për to, madje thoja se duhet të konsiderohet një mrekulli nëse me të vërtetë janë këta supozitorë që mbrojnë gratë kineze nga kanceri.
Pyetja ishte, pse gratë kineze janë të prekura rrallë nga kanceri? Kjo më bëri të shqyrtoj çështjen më nga afër dhe kemi gjetur sipas hulumtimeve se, në dietën mesatare kineze, yndyra përbën vetëm 14 për qind të kalorive, për dallim nga dieta mesatare perëndimore ku yndyrnat përfshijnë rreth 36 për qind.
Megjithatë, unë edhe para se të prekesha nga kanceri, jam ushqyer me ushqime që kanë pak yndyrë dhe të pasura me fibra. Për më tepër duhet të dimë se marrja e yndyrnave tek të rriturit, nuk e rrit shkallën e mundësisë të prekjes nga kanceri.
Papritmas, një ditë, derisa ishim duke punuar me Pjetrin (burri i saj), dikush nga ne kishte një ide të shkëlqyer: “Kinezët nuk hanë prodhimet e qumështit!”
Kjo ishte një tronditje, e përzier me eksitim dhe lumturi të madhe në të njëjtin moment. Ne vetëm menduam se jemi aq afër diçkaje të madhe dhe se të gjitha gjërat më në fund ishin absolutisht të qarta.
Fillova të mendoj për miqtë e ngushtë kinezë, të cilët mendonin se qumështi ishte vetëm për foshnjat dhe shumë të tjerë që refuzuan produktet e qumështit nga unë.
Unë nuk njihja askënd nga Kina që përdorte produkte të qumështit apo lopëve për të ushqyer foshnjat e tyre. Domethënë, njerëzit kinezë nuk e konsumojnë qumështin dhe produktet e tij.
Megjithatë, unë gjeta se qumështi ishte shkaku kryesor i shumicës së alergjive dhe se trupi nuk mund ta tretë siç duhet sheqerin e qumështit, laktozën.
Para se unë të diagnostifikohesha me kancer të gjirit, konsumova shumë produkte të qumështit ndërsa gjatë kimioterapisë kam konsumuar vetëm jogurt organik për të ndihmuar tretjen dhe për ta mbështetur zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.
Pastaj, unë kam hequr plotësisht dorë nga produktet e qumështit, përfshirë qumështin, kosin, gjalpën dhe të gjitha produktet të cilat përmbanin qumësht dhe pastaj kam zbuluar se produktet që ne i përdorim çdo ditë si ëmbëlsira, biskota, supat komerciale, vaji i ullirit, margarina, e produkte të tjera, përfshijnë prodhimet e qumështit në një formë ose tjetrën.
Kimioterapia e parë nuk kishte sukses, dhe gunga që kisha në qafë nuk u zvoglua, pasi ndala së konsumuari prodhimet e qumështit, gunga në qafën time filloi të tkurrej, ndërsa grafiku tregonte se kanceri është shëruar, nuk është shtypur.
Mjeku im, u nda i habitur por edhe mjaft skeptik me mënyrën time të trajtimit të kancerit. Por unë besoj fuqishëm se zbulimi im për luftimin e kancerit ndërlidhet shumë edhe me ekuilibrin e sistemit hormonal dhe shëndetin e gjinjëve.
Nga pikpamja ime, tani unë e lidhë qumështin dhe produktet e tij me kancerin, njëlloj si duhanin me kancerin e mushkërive.”, shprehet krejt në fund, Jane Plant.
Ajo këshillon që ta nxjerrni nga dieta juaj, qumështin dhe produktet e saj, ngase është shkaku kryesor i kancerit të gjirit.
Të tjera
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...