Lajme

Drejtori i Doganës viziton zyrat e UNCTAD në Gjenevë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 23 May 2017

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së bashku me bashkëpunëtor është duke zhvilluar vizitë në zyrat e OKB-së në Gjenevë (Zvicër), respektivisht në UNCTAD. Gjatë takimit kryesor me zyrtarët e kësaj organizate (UNCTAD-it) është diskutuar për zhvillimet e fundit të teknologjisë informative ne fushën e doganës e që mundëson një menaxhim me efikas dhe efektiv të ngarkesave komerciale derisa në anën tjetër krijon dhe lehtëson tregtinë përmes kufinjëve. Gjithashtu është diskutuar për krijimin e një dritareve të vetme , për të gjitha agjencitë dhe ministritë që ndërlidhen me import eksport.

UNCTAD ka zhvilluar sistemin operativ për zhdoganimin e mallrave të quajtur ASYCUDA, kjo zyre e ka përkrahur Doganën e Kosovës në instalimin e sistemit shumë të suksesshëm deri tani i cili është duke prodhuar rezultate të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Gjithashtu vlen të theksohet se delegacioni Kosovar është pranuar dhe përfaqësuar pa fusnotë./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera