Doza e ulët ditore e aspirinës mund t’i rrisë gjasat për shtatzëni të suksesshme
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 23 May 2017
Për disa femra të cilat përpiqen që të mbesin shtatzënë, marrja e një doze të ulët të aspirinës çdo ditë mund t’i rrisë gjasat e tyre për të pasur fëmijë, sipas një analize të re.
Analiza, e cila i hulumtoi femrat të cilat kishin pasur dështime të mëparshme të shtatzënisë dhe kishin marrë pjesë në një studim të mëparshëm, ka konstatuar se femrat që kanë përfituar nga regjimi i aspirinës kishin nivele të larta të proteinës C-reaktive (CRP) në gjak, një marker ky i inflamacionit në trup, transmeton Koha.net. Në mesin e këtyre femrave, ato që kishin marrë çdo ditë aspirinë kishin 31 për qind më shumë të ngjarë të mbeten shtatzënë, dhe 35 për qind më shumë të ngjarë ta përfundojnë periudhën e shtatzënisë, sesa ato që morën placebo.
Megjithatë, është shumë herët që të rekomandohet zyrtarisht aspirina çdo ditë për ta parandaluar dështimin e shtatzënisë, thanë studiuesit.
Para këtij raporti, studiuesit e dinin se inflamacioni në trup mund të kontribuojë në problemet riprodhuese. Për shembull, femrat me sëmundje inflamatore të pelvikut apo sindromin policistik të vezorëve – dy çrregullime që përfshijnë inflamacion – janë në rrezik në rritje për infertilitet. Por disa studime kanë ekzaminuar nëse ulja e niveleve të inflamacionit në trupin e femrës do të ndikonte në gjasat e saj për të mbetur me sukses shtatzënë dhe për të lindur me sukses.
Në analizën e re studiuesit i analizuan informacionet nga më shumë se 1,200 femra amerikane të moshës 18 deri 40 vjeç të cilat kishin përjetuar më parë dështim apo lindje të foshnjës së vdekur. Femrat ishin caktuar në mënyrë rastëtsore që ta marrin ose një dozë të ulët ditore të aspirinës (81 miligramë) – për të cilën mendohet se e lufton inflamacionin – ose një placebo, për gjashtë cikle menstruale, derisa po përpiqeshin të mbesnin shtatzënë. Nëse femrat mbetën shtatzënë, ato vazhduan të marrin pilula deri në 36 javë të shtatzënisë. (Kohëzgjatja e plotë e shtatzënisë është 39 deri në 40 javë.
Pastaj, hulumtuesit i ndan femrat në tri grupe: ato me nivele të ulëta, të mesme dhe të larta të CRP.
Në përgjithësi, 55 për qind e femrave në studim mbetën shtatzënë dhe lindën.
Në mesin e femrave me nivele të larta të CRP-së, ata që morën çdo ditë aspirinë e kishin një normë të lindjes prej 59 për qind, në krahasim me vetëm 44 për qind në mesin e atyre që morën placebo. Marrja e aspirinës çdo ditë i uli edhe nivelet e CRP tek femrat me nivele më të larta të CRP.
Femrat me nivele të ulëta ose të mesme të CRP-së e kishin një normë përafërsisht të njëjtë të lindjeve, pavarësisht nëse morën aspirinë ose placebo, zbuluan studiuesit.
Në një analizë të mëhershme të këtij studimi të njëjtë, të publikuar në vitin 2014, shkencëtarët nuk e gjetën ndonjë lidhje ndërmjet marrjes së aspirinës dhe ndonjë rreziku të reduktuar të humbjes së shtatzënisë. Por, për këtë analizë, studiuesit nuk e shikuan nivelin e inflamacionit në trupin e femrave.
Gjetjet e reja sugjerojnë se “inflamacioni mund ta dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e femrave për të mbetur shtatzënë”, dhe se marrja e aspirinës para ngjizjes mund ta reduktojë këtë rrezik, thanë studiuesit.
Në të ardhmen, mjekët mund ta marrin në konsideratë përdorimin e një testi ekzaminues për nivelet e CRP për të përcaktuar nëse një femër mund të përfitojë nga trajtimi me aspirinë para dhe gjatë shtatzënisë, thanë studiuesit, përcjell Koha.net. Megjithatë, studimet e ardhshme do të jenë të nevojshme për ta shqyrtuar këtë, dhe për të përcaktuar saktësisht se cilat do të ishin nivelet e ndërprerjes për nivelet “e larta” të CRP, thanë ata.
Marrja e dozave të larta të aspirinës (më shumë se 100 miligramë në ditë) gjatë shtatzënisë mund ta rrisë rrezikun e humbjes së shtatzënisë, defekteve të lindura dhe komplikimeve me zemrën e fetusit, sipas Klinikës Mayo. Femrat duhet të konsultohen me mjekun e tyre për marrjen e këtij ilaçi për dhimbje gjatë shtatzënisë.
Analiza, e kryer nga hulumtuesit në Eunice Kennedy Shriver National Institute of Child Health and Human Development, është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.
Të tjera
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...