5 zakone të përditshme që po ju shëndoshin
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 21 May 2017
Nuk keni ngrënë ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, stërviteni rregullisht dhe në vend që të humbisni peshë, vazhdoni që të shtoni kile? Në fakt, shumë njerëz akoma nuk e kanë kuptuar se ritualet e tyre të zakonshme të mëngjesit mund t’i pengojnë që të kenë trupin e ëndërruar.
Ekipi i “Bright Side” ka listuar 5 zakone të përditshme që duhet të hiqni dorë menjëherë:
Flini shumë orë – Mungesa e gjumit bën që trupi të prodhojë më shumë kortizol, hormoni përgjegjës për stresin që shton edhe urinë. Por, edhe fjetja për shumë orë nuk është e mirë për shëndetin. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista PLOS One, fjetja për më shumë se 10 orë në natë mund të çojë në indeks më të lartë të masës trupore. Jo më kot mjekët ju rekomandojnë që të flini 7-9 orë në natë.
Bëheni gati në errësirë – Hapni perdet dhe dritaret sapo të zgjoheni në mëngjes. Një studim i publikuar tek revista PLOS One ka zbuluar se ato dritat blu të muzgut të mëngjesit përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin të zgjohet. Edhe 20-30 minuta të agimit mjaftojnë për të ndikuar tek indeksi i masës trupore.
Nuk e rregulloni shtratin – Mund të duket e çuditshme, por është e vërtet. Një studim i publikuar nga Fondacioni Kombëtar Amerikan i Gjumit ka zbuluar se njerëzit që e rregullojnë shtratin bëjnë edhe gjumë më të mirë. Mbi të gjitha, gjumi i shëndetshëm është një mënyrë optimale drejt një peshe të shëndetshme.
Harroni të peshoheni – Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Cornell kanë provuar se peshimi çdo ditë është një teknikë e suksesshme për t’ju nxitur të humbni peshë. Gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes, para se të hani apo pini, është të peshoheni.
Hani shumë pak për mëngjes – Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tel Aviv, në Izrael, insistojnë se duhet të llastoni veten me një vakt të shijshëm në mëngjes. Një mëngjes i balancuar, që përmban 600 kalori me proteina, karbohidrate dhe pak ëmbëlsira e bëjnë më të lehtë ndjekjen e një plani ditor.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























