Auto&Tech

Google, Lenovo dhe HTC bashkëpunojnë për Daydream VR

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 19 May 2017

Në konferencën e I / O të Google këtë të mërkurë, Google njoftoi se është duke u bashkuar me dy prodhues të pajisjeve për të bërë hapin e ardhshëm në Virtual Reality – duke prodhuar një Daydream VR  të veçantë.

Të dy kompanitë që bashkëpunojnë me Google janë Lenovo dhe HTC dhe secila prej tyre do të ketë pajisje të veta bazuar në një dizajn që Google dhe Qualcomm kanë krijuar së bashku.

Dallimi kryesor nga VR pajisja aktuale është se pajisja e re e pavarur nuk do të kërkojë një lidhje me një PC ose një telefon pasi të ketë të gjithë harduerin e nevojshëm të inkorporuar.

-Advertisement-

Daydream VR i ri do të ketë të gjithë sensorët e nevojshëm, por gjithashtu do të skanojë rrethinën tuaj në mënyrë që të gjurmojë lëvizjet tuaja në 3D. Google e quan këtë teknologji WorldSense dhe duhet të lejojë një ndjekje më të saktë të lëvizjes në mjedisin VR dhe do të mundësonte përvoja të reja VR.

Teknologjia WorldSense do të përfshijë lëvizje natyrore në gjashtë drejtime (majtas, djathtas, përpara, mbrapa, kërcim, përkulje) në mjedisin 3D, prandaj shmangia e plumbave si Neo në Matrix është një hap më afër realitetit.

Sipas Lenovo, përvojat e VR do të jenë në dispozicion së shpejti, por zhvilluesit ende po punojnë për të ndëtuar tiparet që “shumica e konsumatorëve nuk i kanë përjetuar më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera