Tahiri takon ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit /FOTO
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 18 May 2017
Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Gjenevë ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, me ç’rast ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Sudani.
Ministrja Tahiri ka theksuar se pavarësia e Kosovës dhe progresi që është bërë në zhvillimin e shtetit dhe integrimet euro-atlantike janë argumente të qëndrueshme dhe bindëse që Sudani ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo më tutje theksoi se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare duke qenë se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. “Shteti i Kosovës është njëri nga shtatë shtetet e reja që janë krijuar pas procesit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë, ku secila prej tyre kanë njësi federale që më pas janë bërë shtete të pavarura dhe sovrane”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se shteti i Kosovës ka lindur si rezultat i angazhimit shekullor të popullit të saj për liri dhe pavarësi, e cila mori mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-të. Ajo tha se në këto nëntë vite të shtetësisë së saj, Kosova është një nga shtetet që më së shumti i ka kontribuar paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin, duke ndihmuar përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike të gjithë shteteve në rajon. Ministrja Tahiri përmendi progresin e gjithmbarshëm duke thënë se shteti i Kosovës ka bërë hapa kolosal në shtetndërtimin e saj duke e forcuar sovranitetin, ndërtimin e institucioneve demokratike, duke ndërmarrë reforma të rëndësishme në fushat me interes të veçantë dhe duke zbatuar projekte kyçe infrastrukturore.
Në planin ndërkombëtar, ministrja Tahiri tha se Kosova përherë e më shumë është duke e fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe avancuar agjendën euroatlantike. Ajo shtoi se tashmë kemi hyrë në rrugën zyrtare të integrimit evropian pasi që kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian, si dhe kemi vendosur edhe lidhjet zyrtare me NATO-n. Ajo gjithashtu potencoi se deri tani më shumë se gjysma e vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë 114 vende dhe me ketë rast theksoi rëndësinë që ka edhe njohja e Kosovës nga ana e Sudanit duke bërë me dije se më shumë se gjysma e vendeve të Afrikës kanë njohur Kosovën ndërkohë që aleatët e Sudanit siç janë Egjipti dhe Turqia kanë njohur po ashtu Kosovën.
Nga ana e tij, ministri Ghandour shprehu kënaqësinë për këtë takim me ministren Tahiri duke thënë se vendi i tij përcjellë me vëmendje të veçantë përparimet dhe i vlerëson lartë arritjet e Kosovës si dhe pjekurinë politike që po e dëshmon Kosova si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Ministri i Jashtëm Ghandour tha se Sudani është duke e shqyrtuar me seriozitet vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës dhe se në këtë drejtim mund t’ju jap sinjale pozitive. “Shteti i Sudanit në periudha të rëndësishme ka dhënë ndihmë të konsiderueshme humanitare për Kosovën. Sudani i mbështetë proceset integruese të Kosovës dhe vendi i tij ka qenë një nga shtetet që ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, theksoi Ministri Ghandour, duke shtuar se kontaktet në mes të dy qeverive tona duhet të vazhdojnë dhe se sigurojë që vendimi i duhur për Kosovën do të merret së shpejti.
Në këtë takim ishte prezent edhe ambasadori i Sudanit në OKB në Gjenevë, Mustafa Osman Ismail, të cilin ministrja Tahiri e takoi në janar të këtij viti dhe me të cilin u dakorduan për këtë takim me ministrin e të Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Ghandour, që u zhvillua sot në Gjenevë. Në këtë takim ministrja Tahiri shoqërohej nga këshilltari kryesor politik i saj Dren Zeka.
Të tjera
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...