Shëndetësi

Spinaqi parandalon sulmet e zemrës, sulmet e trurit dhe diabetin

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 17 May 2017

Besohet se 80 për qind e amerikanëve kanë mungesë të magnezit, i cili është mineral tejet i rëndësishëm dhe përgjegjës për mbi 300 funksione biokimike në trup.

Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se magnezi luan rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve serioze shëndetësore, ndërsa sipas një studimi të fundit, mbi një milion njerëz përgjatë nëntë shteteve të ndryshme të cilët kishin konsumuar magnez kishin raportuar të kenë rrezik më të vogël për zhvillimin e disa nga sëmundjet më të rrezikshme.

-Advertisement-

Ata kishin raportuar për 10 për qind rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, 12 për qind rrezik më të vogël për të pësuar sulm në tru dhe 26 për qind rrezik më të vogël për të zhvilluar tipin 2 të diabetit.

Pra, mungesa e magnezit ju bën më të prirë të zhvilloni sëmundje të ndryshme të rrezikshme, ndërsa spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i magnezit, dhe rrjedhimisht do t’ju bëjë më pak të prirë ndaj sëmundjeve të ndryshme vdekjeprurëse.

Keni parasysh se një gotë spinaq përmban 157 miligramë, e bashkë me magnezin, spinaqi e furnizon trupin me vitamina thelbësore dhe minerale të cilat i duhen trupit për të funksionuar mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera