Auto&Tech

Windows XP është ende sistemi operativ i tretë më i përdorur në botë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 17 May 2017

Njerëzit si duket ende nuk e kanë kuptuar se është e rrezikshme përdorimi i sistemit operativ Windows XP, dhe këtë hakerët janë duke e shfrytëzuar shumë mirë, e që edhe sulmin e fundit global e lanë lansuar nga sistemi i tillë.

Sistemi operativ Windows XP ende përdoret në shumë kompjuterë në gjithë botën, edhe pse Microsofti ka ndaluar ofrimin e sigurisë për të që nga 5 prill 2014.

Sipas statistikave nga Net Applications, Windows XP tani është sistemi operativ i treti në botë më i përdoruri globalisht, apo 7.04 për qind të tregut global e përdorin atë.

-Advertisement-

Kjo do të thotë se sistemi operativ që më nuk mbështetet as nga krijuesi i tij, është më i përdorur se çdo version i Windows 8, Mac OS X e Linux.

Windows 7 dhe Windows 10 përdoren më shumë se XP, njëri 49 për qind e tjetri 26 për qind të tregut global.

Këta janë pesë sistemet operative që përdoren më së shumti në botë, sipas Net Applications:

Windows 7: 48.5%
Windows 10: 26.28%
Windows XP: 7.04%
Windows 8.1: 6.96%
Mac OS X 10.12: 3.21%

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera