Shëndetësi

Qëndrimi ulur në karrige, është më i rrezikshëm se duhani

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 16 May 2017
A e dini se para revolucionit industrial, shumica e jetës sonë ka kaluar me këmbë? Tani shpenzojmë mesatarja 9,6 orë në ditë në karrige të ulur.

Kjo do të thotë se ju qëndroni ulur 31 vite të jetës suaj.

Ne nuk jemi dizajnuar të ulemi, duke shikuar tv për 6 orë në ditë, e që shkurton jetën tonë për 5-10 vite.

Nëse qëndroni ulur gjithë ditën, ju jeni 1 cm më i shkurtër natën se sa kur zgjoheni.

-Advertisement-

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë është më e rrezikshme se pirja e duhanit, shkruan BackJoy, transmeton lajmi.net

Qëndrimi ulur gjithashtu shkakton dhimbje shpine. Tani ne qëndrojmë ulur gjithë ditën, po patëm mundësi. E cili është rezultati i kësaj?

Katër nga pesë njerëz kanë dhimbje të shpinës në një kohë të caktuar gjatë jetës së tyre dhe tre nga dhjetë njerëz do të vuajnë nga sëmundjet kronike.

A doni të jeni njëri nga këta?

Dhimbja e shpinës është arsyeja pse njerëzit shkojnë tek mjeku për kontroll, për operacione. Qëndrimi ulur ju bën të ndiheni të lodhur dhe më të trashë.

Por, ja dhe lajmi i mirë, ju mund të bëni diçka në lidhje me këtë.

Çfarë ju ka rekomanduar nëna, apo miku juaj? Të qëndroni drejt. Në këtë mënyrë, do të jeni më të shëndetshëm, më aktiv, do të dukeni më mirë, do të ndjeheni më mirë, do të jetoni më mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera