Rozë

Gjakovari nesër pritet të thyejë një rekord të Guinnessit me figurën e Rita Orës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 14 May 2017

Alkent Pozhegu do të provojë që nesër të thyejë tjetër rekord të Guinnessit.

Artisti tashmë është pjesë e Librit të Rekordeve botërore me një mozaik të punuar nga drithërat, përkatësisht ka shkruar emrin e Messit dhe nofkën e Cristiano Ronaldos ‘CR7’.

-Advertisement-

Pozhegu më 15 dhe 16 në palestrën e sportit në qytetin e Gjakovës “Shani Nushi” do të provojë të krijojë një mozaik me fara të figurës së këngëtares shqiptare Rita Ora, transmeton Telegrafi.

Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë.

Ndryshe, artisti gjakovar deri më tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera