Mimi Kodheli shpallet Qytetare Nderi e Komunës së Drenasit
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 13 May 2017
Ministrja e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Mimi Kodheli në seancën solemne të Kuvendit të Komunës është shpallur Qytetare Nderi e Komunës së Drenasit.
Ajo me këtë rast tha se këtë nderim i kushton babait të saj të ndjerë që kishte punuar fort për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.
Sipas njoftimit për media të fillimisht, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë ka pritur në sallën e mbledhjeve ministren Kodheli dhe delegacionin e saj, ku ministrja Kodheli i dhuroi shpatën njëqind e pesëdhjetë vjeçare, kryetarit Lladrovci. Pastaj ka vazhduar seanca solemne në sallën e Kuvendit të Komunës me mysafirët e ftuar dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Dekretin e shpalljes së Qytetare Nderi e Komunës, e ka lexuar, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj dhe motivacionin e shpalljes, në të cilin është thënë: “Zonja e nderuar, Mimi Kodheli shpallet Qytetare Nderi e Komunës për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike. Për personalitetin e fuqishëm motivues dhe inspirues të lartësimit të gruas shqiptare në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe të fuqizimit të saj duke qenë në vendimmarrje. Dëshmoi me angazhimin e saj të pashoq se gruaja shqiptare denjësisht ka promovuar dhe lartësuar vlerat kombëtare”.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se ka nderin të prezantojë para qytetarëve të Drenasit, propozimin e tij, të miratuar me vota unanime në Asamblenë komunale të Drenasit, ta shpallë dhe japë sot titullin qytetare nderi për Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli.
“Ju, me përkushtim të pashoq, keni lartësuar Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. Keni argumentuar fuqinë e barazisë gjinore, dëshmuat aftësinë e gruas shqiptare në politikë dhe vendimmarrje. Vendi i rezervuar për burrat e Shqipërisë, për Ministrinë e Mbrojtjes, me dinjitet e udhëhiqni, si grua që eci gjurmë vetë paraardhëseve tuaja që historia jonë është aq e begatë dhe krenare. Ju keni vijuar rrugën e grave të shquara të kombit, si Ministre shqiptare në NATO, duke prezantuar kombin tonë dhe Republikën e Kosovës me aspiratën për të qenë pjesë e saj. Mbamendja historike, na kthen te mbretëresha Teutë, vajzat e Kastriotit, Nora dhe vajzat e Kelmendit, Shote Galica, Nëna Salë e Prekazit, Xhevë Lladrovci, Hyrë Emini dhe mijëra gra që u vunë në shërbim të atdheut. Lidhja juaj emocionale me Kosovën, në veçanti me heroinat e Drenicës, na motivuan t’ju shpallim Qytetare nderi e Drenasit dhe Drenicës së Komandantit tonë legjendar Adem Jashari. Falënderoj Asamblenë komunale për votimin njëzëri që ju të jeni Qytetare Nderi”, tha kryetari Lladrovci dhe i dhuroi pllakatin e “Qytetare Nderi e Komunës”, ministres Kodheli.
Pas shpalljes së qytetare nderi, ministrja Kodheli ju drejtua të pranishmëve.
“Jam e privilegjuar dhe shumë e nderuar që gjendem sot në Komunën tuaj, ne zemrën e rezistencës shqiptare dhe që behëm qytetare e kësaj toke të shenjtë. Ju falënderoj pafundësisht të gjithë ju deputetë që me keni votuar, veçanërisht kryetarin e kësaj Komune, Ramiz Lladrovci. Kjo tokë, sa është e shenjtë, as është edhe hyjnore, ngase nga kjo tokë kanë dalë shumë burra e gra që para jetës së tyre, kanë venë sakrificën sublime për lirinë e vendit. Këtë nderim që më bëni ju sot, i dedikoj babait tim të ndjerë që punoj fort rreth dyzet vite më parë për pavarësinë e kësaj toke, dhe brezave të rinj”, tha ministrja Kodheli.
Ajo pas përfundimit të seancës solemne, ka bërë homazhe pranë varrit të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit ndërsa në shtëpinë e kryetarit të Komunës është shtruar edhe një drekë për të respektuar qytetaren me të re të Komunës së Drenasit.
Të tjera
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...