Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Kujdes ndaj ekspozimit në temperaturat e larta

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 13 May 2017

Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese i fton qytetarët të jenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj temperaturave të larta, me arsyetimin se mund të ndikon në shëndetin e disa personave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Paralajmërojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm, duke pasur parasysh se ekspozimi në temperatura të larta, pa përshtatje graduele krijon ndjejën e nxehtësisë intensive të ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa persona. Gjithashtu rekomandohet që të sëmurët kronik rregullisht të marrin terapinë e paraparë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidro-meteorologjike, sot dhe nesër priten temperatura më të larta nga të zakonshmet në këtë periudhë të vitit në gjithë shtetin./Telegrafi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera