Shëndetësi

Pse Aloe vera quhet bima e pavdekësisë dhe si e rikuperon trupin tuaj?

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 12 May 2017

Aloe vera është e njohur nga egjiptianët si bima e pavdekësisë.

Ajo ka një seri cilësish shëruese dhe disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm. Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.

Nëse nuk e keni ende një lule aloe vera në banesën tuaj, ju sugjerojmë që ta mbillnit, pasi përdorimi i saj do ndryshojë pamjen tuaj, nëse keni probleme me fytyrën si dhe organizmin tuaj.

-Advertisement-

Gjithashtu aloe vera mund të përdoret dhe për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët.

Aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues. Por kjo nuk është gjithçka që aloe vera mund të ofrojë.

Vitamina

Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Por, mbani parasysh, se nuk duhet të mbështeteni vetëm tek aloe vera për nevojat e përditshme të B12.

Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.

Aminoacide

Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret.

Minerale

Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.

Enzima

Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në vecanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera