Lajme

Isufi i AAK-së: S’bëjmë koalicion me PDK-në dhe LDK-në – partitë që tradhtojnë

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 11 May 2017

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se AAK-ja në asnjë mënyrë s’mund të bëjë dhe s’do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Madje, ai i ka cilësuar të dy këto parti si “parti tradhtare”.

“LDK-ja gjithmonë ka thënë ‘jo me PDK’, por prapë e bënë. Disa herë kanë thënë, madje kanë akuzuar rëndë PDK-në dhe prapë e kanë bërë me ta. Ne kemi përvojë me zotëri Isa Mustafën, kur pa na paralajmëruar shkoi dhe e bëri koalicionin me PDK-në”, tha Isufi. “Ne kemi thënë dhe po themi prapë se me partitë qeverisëse që i kanë shkaktuar të keqe të madhe vendit nuk bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi koalicion me Nismën, e po flasim edhe me partitë të tjera opozitare dhe partitë më të vogla”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera