Lajme

Sot, Qeveria në provë

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 10 May 2017

Qeveria e Isa Mustafës sot do të përballet me sfidën më të madhe që prej formimit të saj.Në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, në të cilën është paraparë të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë që është iniciuar nga partia e Fatmir Limajt, mbështetur edhe nga dy partitë e tjera opozitare (LV-ja dhe AAK-ja) si dhe nga tetë deputetë të koalicionit qeverisës. Këtë mocion e bën të paqartë mosmarrja e një qëndrimi zyrtar nga PDK-ja dhe shtimi i kritikave të zyrtarëve të saj ndaj Qeverisë.

Nëse Qeveria i mbijeton këtij mocioni, kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar se të njëjtën ditë do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë çështje, ambasadori amerikan Greg Delawie të martën ka zhvilluar takime me deputetë të LDK-së dhe të PDK-së, të cilët vazhdimisht kanë qenë kundërshtues të versionit aktual të demarkacionit, shkruan Epoka e Re.

Ndërkaq, nëse opozita dështon t’i sigurojë 61 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë nuk mund të ketë ngritet mocion i ri brenda 90 ditëve vijuese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera