Parada në “Sheshin e Kuq”, gati 10 mijë trupa e 114 armë të reja
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 08 May 2017
Provat e fundit të paradës madhështore ruse, mbajtur në ditën e fitores mbi nazizmin, u zhvilluan në “Sheshin e kuq” të Moskës, përpara shfaqjes kryesore të së martës.
Mbi 10 mijë trupa, 114 armë të reja moderne e 72 avionë ishin pjesë e përgatitjeve, për të cilat ndiqet e njëjta procedurë si në paradën reale. Në sheshin e famshëm të kryeqytetit rus kanë marshuar 46 formacione ushtarake nga 29 njësi, përfshirë këtu kadetë të instituteve më të larta ushtarake të vendit, shkollës “Suvorov” dhe Akademisë detare “Nakhimov”, ushtarët e distriktit ushtarak perëndimor, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, si dhe ata të shërbimit federal të sigurisë.
Pas parakalimit të këmbësorëve vijnë formacionet mekanike, duke nisur nga autoblindat, platformat e lëshimit të raketave ndërkontinentale dhe tanket. Prova gjenerale u përmbyll me formacionet ajrore, ku ekipet akrobatike “Swift” dhe ata të “Kalorësve rusë” kanë demonstruar performancën e avionëve më të rinj luftarakë të vendit. Ky zhvillim vjen në kohën kur shtypi i huaj njofton se Rusia po përpiqet për një zgjidhje paqësore të situatës në Afganistan, rol ky që përfshin edhe shitjen e kufizuar të armëve për talebanët, gjë që ngjall mosbesimin e Shteteve të Bashkuara.
Amerikanët janë për nga natyra dyshues, lidhur me planet e Moskës në këtë vend. Ekspertët besojnë, megjithatë, se më e shumta që Rusia mund të bëjë është t’i furnizojë talebanët me armë të lehta.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...