Analizë për shfaqjen “Bordel Ballkan” në TKK
Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 06 May 2017
Reagim
-Drama “Ballkan Bordel” e autorit kontravers Jeton Neziraj e në regji të regjisorit serb Andras Urban e shfaqur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, jo vetëm që ishte një përdhosje dhe degradim i vlerave të luftës së UÇK-së, por kjo shfaqje për nga vlerat artistike ishte nën çdo nivel artistik, pa kurrfarë vije dramaturgjike, me një gjuhë rrugaqësh, me një skenografi koti dhe me skena vulgare e degjeneruese seksi e homoseksualizmi, shkurt e shqip ishte një cullakhane prostitucioni e banalitet deri në skajshmëri. Këto tekste të pa kripë nuk i bëjnë nderë as autorit J. Neziraj e as TKK-së! Këto shfaqje i bëjnë nderë vetëm regjisorit Serb dhe ca shqipfolësave, që për mision e kanë degradimin dhe shkatrrimin e institucionit më të lartë kulturorë në vend, TKK-në!
-Të nderuara zonja dhe zotërinj, ne jemi të shqetësuar me trendet kulturore negative që po ndodhin kohëve të fundit brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës, për faktin se ky teatër po shpërfill shpeshëherë qëllimin për çfarë është themeluar. Sidomos rastet e fundit dhe jo vetëm shfaqja “Bordel Ballkan”, por edhe shfaqjet paraprake siq janë psh. shfaqja “Pasardhësi” në regji të regjisorit Maqedonas Umkovski (i identifikuar si bashkëpunëtor i UDB-ës serbe) fletë mjaftë qartë se Teatri Kombëtar po shkonë drejtë degradimit dhe fundosjes, ashtu siq e dëshirojn shërbimet serbe dhe ca shqipfolës, që ia kanë zënë frymën TKK-së! Për këto trende negative që po i ndodhin TKK-së, ne si qytetar të Kosovës jemi jashtë mase të shqetësuar, siq do të duhej të ishit edhe ju zonja dhe zotërinjë pushtetarë!
-Ti kthehemi një analize të thukt të shfaqjes së fundit në TKK. Sa i përket shfaqjes dhe tekstit të “Bordel Ballkan”, ky tekst është i përshkuar nga një neveri e pashoqe ndaj vlerave të luftës, që populli ynë ka bërë për të fituar lirinë. Nuk është kursyer as pjesa e akuzave false të Dik Martit ndaj UÇK-së, kinse për transplatim veshkësh. Është një tekst ku dominon gjuha e rrugëve dhe skenat pornografike pa kurrëfarë vlere artistike, etike , morale, njerëzore dhe kombëtare!
Sipas ligjit mbi teatrot, përgjegjësi duhet të mbajë, (krahas stafit menagjerial të TKK-së), edhe Ministri i Kulturës, për veprat me vlera të dyshimta kombëtare, që shfaqen aty sepse Teatri Kombëtar është i obliguar me ligj, të japë shfaqje me vlera të përmasave kombëtare dhe jo të përmasave të orgjive në bordelle. Konsiderojmë që nga autori dhe regjisori, (i pari shqiptar dhe i dyti serb), tërë kjo është bërë me qëllim të zhvlerësimit dhe përdhosjes së vlerave të luftës çlirimtare si dhe të mbjelljes në mënyrë demoniake të bordellësisë, në shoqërinë tonë.
Shqetësues është fakti që këto vepra me vlera të dyshimta antikombëtare lejohen dhe financohen nga buxheti ynë, në të cilat vepra, lëre që atakohet lufta çlirimtare e UÇK-së, por synohet edhe futja e elementeve skajshmërisht abuzive me moralin dhe etikën qytetare. Marredhenie seksuale në skenën e TKK-së dhe defilimi i artisteve të zhveshura tërësisht lakuriqe, ku dukeshin vaginat, herdhet dhe penisët, madje edhe imitimet e seksit më banal, janë mëse skandaloze të ndodhin në skenën e tempullit të shenjt, që quhet Teatër Kombëtar! Këto skena banale sexi, vërtet nuk i bëjn nderë as TKK-së, as Ministrisë së kulturis e as kulturës në përgjithësi.
-Ne mendojmë që më e pakta që mund të bëjë menagjmenti i TKK-së është që nga repertori i Teatrit Kombëtar të hiqet urgjentisht shfaqja “Ballkan Bordel”, në mënyrë që të stopohet degjenerimi i mëtejm i shoqëris sonë. Në të kundërtën mendojmë se Bordi dhe Menaxhmeti i TKK-së, duhet të jap përgjegjësi morale dhe ligjore për lejimin e këtyre veprave degjeneruese dhe të pa vlera artistike e kombëtare!
Teatri Kombëtar i Kosovës është institucion më i lartë kulturor në vend dhe si në të gjithë botën e civilizuar, aty duhet të shfaqen drama me vlera të respektueshme artistike, kombëtare dhe botërore, por asnjëherë manifeste politike dhe erotike. Kurse sot në skenën e intitucionit më të lartë kulturor siq është TKK-ja, mund të gjesh shundë, kiç, diletantizëm, vulgaritet, sex, prostitucion, etj. por dramë me vlera artistike dhe kombëtare JO e madhe !!! Kurrë nuk ka pasur përdhosje më të madhe të vlerave si kombëtare poashtu edhe artistike në Teatrin Kombëtar të Kosovës!
-Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që të distancohet nga përkrahja e mëtejshme e këtyre projekteve të dyshimta si dhe të marrë masat adekuate ligjore ndaj personave përgjegjës që ia kanë zënë frymën TKK-së, si dhe të përgjigjen para ligjit të gjithë ata që e kanë sjellë artin skenik dhe TKK-në në këtë gjendje të mjerueshme.
Prishtinë, 06-05-2017 Me respekt: Dibran Fylli, regjisor,
Dan Ibrahimi, poet/shkrimtar,
Prof. Rexhep Tërshnjaku.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...