Lajme

Mustafa kërkon që të faturohet energjia elektrike në të gjithë Kosovën, edhe në veri

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 04 May 2017

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muahmet Mustafa ka kërkuar që të faturohet energjia elektrike në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe pjesën veriore të vendit.

Mustafa në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se duhet të përfundohet praktika që konsumatorët e përgjegjshëm të paguajnë edhe për ata që nuk u faturohet energjia.

Ky është shkrimi i plotë i deputetit Muahmet Mustafa:

-Advertisement-

KOMISIONI PER ZHVILLIM EKONOMIK, INFRASTRUKTURE TREGTI DHE INDUSTRI, dje shqyretoi Raportin e Zyrres se Rregullatorit dhe Energjise. Me at rast kerkoi nga ky organ qe te gjithe qytetaret e bizneset ne gjithe territorin e Kosoves, pa marre parasysh lokacionin dhe perkatesine etnike duhet te faturohen per energjine e kosumuar dhe duhet ta paguajne ate energji. Ne Raportine Komisionit derguar Kuvendit , kerkohet shprehimisht qe gjithe institucionet te realizojne rolin e tyre qe situata e tash me mos faturimin dhe mospagesen e energjise nga nje pjese e konsumatoreve ( dhe kjo nuk ka te beje vetem me veriun, as vetem me serbet, por problemi atje eshte me i shpehur dhe deri ne apsurd). Duhet te perfundoje praktika qe konsumatoret e pergjegjshem te pagujne konsumtin e energjise qe dikujt nuk i faturohet energjia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera