KOMF dënon dhunën e mësuesit ndaj nxënësit në Kamenicë
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 03 May 2017
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare dënon ashpër aktet e dhunës së vazhdueshme të ushtruara ndaj nxënësve nga ana e mësimdhënësve në Republikën e Kosovës.
Ditën e djeshme është publikuar në media një storie në të cilën prezantohet rasti i dhunës së profesorit të shkollës fillore “Fan Noli” në Kamenicë ushtruar ndaj nxënësit gjatë pushimit në mes të orëve mësimore. Sipas deklaratës së nxënësit dhe prindit, profesori përmes dhunës, duke goditur nxënësin, i shkakton lëndim trupor duke i dëmtuar organin vital, veshin.
KOMF apelon tek organet kompetente të marrin urgjentisht masat adekuate bazuar në legjislacionin në fuqi.
Dhuna dhe veprimet e tilla të ushtruara nga mësimdhënësit, bien në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Rregulloren QRK- nr. 21/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit para-universitar, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe rregulloret përkatëse të punës së mësimdhënësve.
Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit është i ndaluar në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private. Gjithashtu Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ka sanksionuar rastet e keqtrajtimit, frikësimit apo fyerjet ndaj fëmijës, dhe kur kjo bëhet nga personi zyrtar duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij, personi i tillë rrezikon dënimin me burg nga 6 muaj në 5 vjet. Kur vepra penale kryhet ndaj viktimës së ndjeshme duke i dëmtuar organin vital, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale.
KOMF konsideron se organet kompetente urgjentisht duhet të ndërmarrin masat disiplinore dhe ligjore për rastin në fjalë. Nëse veprimet e tilla vërtetohen dhe kualifikohen në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, atëherë duhet të iniciohet menjëherë procedura penale ndaj profesorit i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit në fjalë.
Po ashtu, KOMF i bën thirrje organeve përgjegjëse për të nisur menjëherë ofrimin e shërbimeve si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave me qëllim të rikthimit të nxënësit në procesin mësimor.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































