Lajme

BE, OSBE, NATO dhe SHBA: Dënojmë sulmin e organizuar, të zbardhet sa më parë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 29 Prill 2017

Shefat e përfaqësuesve të BE-së, OSBE-së, NATO-s dhe ambasada e SHBA-ve në Maqedoni mbrëmë kanë lëshuar kumtesë të përbashkët, në të cilën thonë se kanë përcjellur nga afër dhunën në Kuvend dhe se e dënojnë sulmin, siç e quajnë, të organizuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e organizuar në Kuvend i cili ndodhi më 27 prill. Ne jemi thellë të shqetësuar, për shkak se pushteti nuk arriti ta ndalojë këtë sulm dhe nuk mundësuan suguri për anëtarët në Kuvend dhe gazetarët e pranishëm. Sulmi ndaj institucionit shtetëror i cili është në zemër të demokracisë është edhe sulm mbi vetë demokracinë”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Ata presin që kjo dhunë të zbardhet së shpejti dhe organizatorët dhe kryerësit të dalin para drejtësisë, ndërsa gjykatësit të punojnë të pavarur.

-Advertisement-

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe t’u ikin provokimeve, ndërsa politikanët të sillen me përgjegjësi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy