Opozita në Klinë e shqetësuar për parregullsitë në Kuvendin Komunal
Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 28 April 2017
Partitë opozitarë në Klinë kanë janë shprehur të shqetësuara për parregullsitë në seancën e 28 prillit të Kuvendit Komunal të kësaj komune, transmeton infokusi.com
Komunikatën e plotë të Partive opozita mund ta lexoni më poshtë
“ Partitë opozitare në Klinë ( LDK, AAK, VV dhe AKR) shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me ecurinë e seancës së rregullt të Kuvendit Komunal e mbajtur me datë 28.04.2017.
Sot për herë të parë, gjatë ketij mandati 4 vjeçar të Kuvendit Komunal në Klinë, seanca e rregullt e paraparë për tu diskutaur 7 pika te rendit të ditës përfundoj brënda 5 minutave.
Pa asnjë njoftim paraprakë kryesuesi i kuvendit Haxhi Ibishi është vonuar për me shumë se 15 minuta për të filluar seancën e kuvendit.
Në mungesë të kryesuesit të kuvendit z. Ibishi të gjitha partitë opozitare kanë dalur nga salla për të marrë informacione shtesë për arsyen e vonesës. Menjëherë pas daljës së opozitës, kryesuesi me bashkpartiaket e tij dhe antarin e listës serbe në Kuvendin e Komunës kan filluar punimet e seancës së Kuvendit.
Në momentin e kthimit të opozitës në sallë për të vazhduar punimet, kryesuesi, ka deklaruar se është aprovuar rendi i ditës dhe janë diskutuar dhe miratuar 4 pikat e rendit të ditës, ndër to edhe pika më e rendësishme;
Shqyrtimi dhe miratimi I raportit të punës së Ekzekutivit për vitin 2016.
Të gjitha këto pika janë “diskutuar” dhe miratuar brenda përiudhës kohore prej 3 minutave, çka shënon edhe rekord të miratimit të pikave të rendit të ditës brënda këtij mandati të Kuvendit Komunal ne Klinë. Kryesuesi i K.K.-së në Klinë kërkoj pauzë për të vazhduar me vonë punimet në ora 11:00.
Në ora 11:00 vazhdojnë punimet e seancës dhe njoftohën të pranishmit për të vazhduar me pikën e pestë të rendit të ditës, pasi që sipas pozitës 4 pikat e para ishin “shqyrtuar dhe miratuar” për 3 minuta ,e gjitha kjo pa prezencën e partive opozitare.
Partitë opozitare në K.K. në Klinë konsiderojnë se në rastin e seancës së sotme është shkelur rregullorja e punës, sepse nuk ka filluar më kohë punën seanca e rregulltë dhe njëkohësisht është treguar jo seriozitet në mbarëvajtjën e punimeve të seancës së Kuvendit Komunal.
Me këtë veprim, partia në pushtet në Klinë tregoj edhe njëherë së nuk është e gatshme të ballafaqohet më opozitën për të diskutuar rreth punës së ekzekutivit komunal për vitin 2016.Në këtë menyrë munduan që të kalojnë pa diskutime këtë pikë të rendësishme të rendit të ditës.
Pushtetit aktual në Klinë duke anashkaluar debatin mbi punën një vjeqare të kryetarit dhe drejtorive komunale përpiqet të mashtrojnë qytetaret e Klinës, se gjoja është punuar në Klinë.
Por, për mospunën e pushtetit aktual e dinë më së miri qytetari i Klinës, të cilit vazhdojnë t’i mungojnë gjërat bazike, siq është uji i pijshëm, infrastruktura, sherbimet shendetsore”/INFOKUSI

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...

































