Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 28 April 2017
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 143-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Pika e parë e miratuar ishte Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitet 2018-2020 dhe Strategjia e Borxhit Publik 2018-2020.
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018-2020 paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit hartohet buxheti vjetor për vitin 2018. Qëllimi kryesor i kësaj Kornize është që të ofrojë një analizë të mjedisit makroekonomik në vend për të vendosur bazën për planifikimet buxhetore për tri vitet e ardhshme. Prioritetet që janë vendosur në këtë Kornizë burojnë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Programi për Reforma Ekonomike 2017-2019 dhe nga strategjitë e shumta sektoriale që kemi.
Pjesë e Kornizës është edhe Programi i Borxhit Publik. Deficiti buxhetor është planifikuar të bie në 0.6 për qind të bruto produktit vendor krahasuar me kufirin ligjor që është 2 për qind, ndërkaq bilanci bankar në të gjitha vitet ka qenë së paku 4.5 për qind të bruto produktit vendor që lejon që të hyhet në borxh përmes klauzolës së investimeve dhe të përdoren mjetet e AKP-së drejtpërdrejtë për investime kapitale.
Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-249 për Sigurimin Shëndetësor i cili parasheh harmonizimin e Ligjit bazik për sigurime shëndetësore me Ligjin e ndryshuar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ky plotësim ndryshim përcakton kategorinë e të vetëpunësuarve. Specifikimi i kësaj kategorie do të mundësojë që të saktësohet numri dhe mënyra e pagesës së premiumeve për këtë kategori.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Raporti tremujor i Buxhetit për vitin 2017.
Ky tremujor është karakterizuar me aktivitet më të mirë ekonomik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Trendi i rritjes së të hyrave ka vazhduar edhe gjatë këtij tremujori. Të hyrat tatimore dhe ato jotatimore kanë shënuar rritje për 7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, që korrespondon me një rritje prej 23.9 milionë euro, që ka ardhur kryesisht nga rritja e të hyrave të rregullta tatimore.
Edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 06/17 të datës 07.03.2015, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin nr.02/137 të datës 14.03.2017, u miratua në mbledhjen e sotme.
Bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/ L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Qeveria me datë 7.3.2015, ka emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për raportim financiar. Sipas këtij ligji, Këshilli është organ i pavarur profesional, i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë institucionet e ndryshme, Bankën Qendrore, Universitetin, Ministrinë e Financave, një anëtar nga Shoqata Profesionale e licencuar nga Këshilli për Raportim Financiar dhe tre anëtarë janë nga komuniteti i bizneseve. Nga këta tre anëtarë, dy janë të përhershëm, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, ndërkaq, një anëtar është nga të gjitha odat tjera me rotacion që janë të përfaqësuara në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Financave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.
U aprovua edhe vendimi për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Me funksionalizimin e këtij komisioni do të filloj edhe procesi i aplikimit dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe më pas edhe kompensimi i tyre, duke filluar kështu mbështetja institucionale për këtë kategori.
Kryeministri Mustafa lidhur me këtë tha se është një çështje tepër e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme edhe për vendin por sidomos për personat që janë të prekur në këtë fushë.
U aprovua edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Stitching SPARK-ut të Holandës, mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.
Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara nga ethet hemorragjike Krime-Kongo.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave.
Edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve prej 30 mijë euro për ndërtimin e Shtatores së Dëshmorit Edmond Hoxha mori mbështetjen e kabinetit qeveritar.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...