Lajme

Këta gazetarë u goditën dhe u janë thyer pajisjet nga protestuesit e dhunshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 28 April 2017

Ndër gazetarët tjerë të sulmuar, gazetarja e Radio Evropa e Lirë dhe kameramani i Makfaks, nga informata të deritanishme, mbrëmë janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm në një ndër hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, të cilët ishin duke kryer punën e tyre gazetareske,

Sipas informacionit të redaksisë të REL, sulmuesi, i punësuar në institucionin shtetëror dhe lidhur me OBRM-PDUKM (i njohur mirë nga redaksia) së pari e ka marrë kamerën nga gazetarja dhe më pas e ka thyer. Përveç pajisjeve të thyera, më pas ajo është goditur pas shpine nga protestuesit.

Poashtu edhe kameramani i Makfaks është lënduar në incidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Kuvend.

-Advertisement-

Nga Makfaks thonë se kameramani është në spital. Ka lëndime tronditje në tru nga goditjet. Kameramani i ka vetëm 21-vjeç dhe vetë e ka kryer punën e tij.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera