Kryetarët e gjykatave themelore kërkojnë rritjen e numrit të gjyqtarëve
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 28 April 2017
Është mbajtur takimi i njëqind e shtatëdhjetë e tetë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.
Gjatë këtij takimi, janë shqyrtuar raportet vjetore të punës për vitin 2016 të katër gjykatave themelore, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Gjykatës Themelore në Pejë.
Përpara anëtarëve të Këshillit, këto raporte i kanë shfletuar kryetarët e këtyre gjykatave të cilët diskutuan për sfidat dhe kërkesat që kanë këto gjykata, por pa harruar edhe të arriturat.
Në këtë raporte të paraqitura nga kryetarët e gjykatave ishin përfshira të dhënat për numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura.
Nga paraqitja e këtyre raporteve, u pa se gjatë vitit 2016 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha këto gjykata.
Kryetarët e gjykatave themelore përpara anëtarëve të Këshillit shtruan kërkesat e tyre duke filluar nga rritja e numrit të gjyqtarëve nëpër gjykata, rritja e numrit të bashkëpunëtorëve profesional e deri te rritja e buxhetit. Arsyeja e kërkesës ishte grumbullimi i numrit të madh të lëndëve në sirtarët e gjykatave.
Ajo çka i dallon gjykatat themelore është Gjykata Themelore në Prishtinë e cila u cilësua si Gjykatë me nevoja imediate për rritjen e gjyqtareve duke pasur parasysh territorin që e mbulon dhe numrin më të madh të departamenteve krahasuar me gjykatat të tjera. Gjithashtu, kryetarët diskutuan edhe për degët që i mbulojnë, ku si degë me gjendje kaotike u theksua, dega e Drenasit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sfidë për kryetaren e kësaj gjykate mbetet, zvogëlimi i numrit të lëndëve dhe kërkesa për mos lejimin e vjetërsimit të lëndëve. Gjithashtu, edhe delegimi i kompetencave të caktuara nga Sekretariati i KGjK-së në gjykata u cilësua si sfidë për gjykatat themelore.
Kryetarët u shprehën të kënaqur me punën në gjykata në raport me numrin e gjyqtarëve, por mbetet akoma punë për tu bërë në gjykatat tona me qëllim që të ngritjes edhe më të madhe efikasitetit të punës.
Kryesuesi i KGJK, Nehat Idrizi, kërkoj nga kryetarët e gjykatave të jenë më të vëmendshëm në lëndët e korrupsionit (shenjëstruara), pasi që me atë lëndë lidhet edhe liberalizimi i vizave.
Raportet e të gjitha gjykatave u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, Këshilli ka caktuar zëvendës kryetar të Gjykatës së Apelit Hashim Qollakun, i cili aktualisht është gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.
Dhe në fund, Këshilli autorizoi kryesuesin Nehat Idrizi të nënshkruaj Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.
Të tjera
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...