Edhe Ukraina merr liberalizimin e vizave!
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 26 April 2017
Kosova edhe sot merr një lajm për liberalizimin e vizave. Gjithesi ky lajm s’ka të bëjë me vet Prishtinën zyrtare as qytetarët e vendit sa me faktin që edhe një shtet aspirant sot ka marrë lajmin për hapin e madh për qytetarët e vet.
Kështu, agjensitë botërore të lajmeve bëjnë të ditur se Ambasadorët e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë aprovuar heqjen e vizave për Ukrainën.
“Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së kanë aprovuar vendimin për të t’i dhënë Ukrainës të drejtën e lirisë së lëvizjes”, ka thënë burimi, raporojnë mediat europiane. Sipas po të njëjtit burim, Këshilli i BE-së pritet të aprovojë vendimin më 11 maj, e më pas do të publikohet në buletinin zyrtar të BE-së dhe që hynë në fuqi 20 ditë më pas.
Presidenti ukrainas, Pyotr Poroshenko, tashmë ka thënë se vendimi i së mërkurës është historik.
Kujtojmë se më 18 dhjetor, 2015, Komisioni Evropian i kishte propozuar BE-së heqjen e vizave edhe për Kosovën, përpos Ukrainës e Gjeorgjisë. Shtetet anëtare të BE-së, më 27 shkurt të këtij viti, kishin aprovuar vendimin e KE-së për heqjen e vizave për qytetarët gjeorgjianë.
Ndërkaq, për Kosovën ende nuk është marrë një vendim i tillë pasi që si kusht i fundit mendohet të jetë ratifikimi në Kuvend të Kosovës i marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...