Sport

⚽️ Dueli me Dritën, Ferizaj ka një qëllim

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 26 April 2017

Gjithçka është e paqartë se cila nga skuadrat do të shpallet kampion dhe cila do të mbetet në barazh në elitën e futbollit të Kosovës.

Përderisa Trepça ’89 ende rrezikohet në garën për titull, ’lufta’ për t’i ikur barazhit është po aq interesante sa edhe ajo për kreun e Vala Superligës.

Liria, Ferizaj e Drita do të tentojnë deri në fund për t’iu shmangur barazhit, kurse Trepça e do një pozitë që i siguron duelin final për mbetje në elitë.

-Advertisement-

Trajneri i përkohshëm i Ferizajt, Burim Çerkini, i cili e zëvendëson Argjend Beqirin që dha dorëheqje ditë më parë, tha se kanë mundur t’i fitojnë tri pikë në Prizren kundër Lirisë, por sipas tij, u dëmtuan nga një penallti e dyshimtë.

Ferizaj barazoi me rezultat 1:1 dhe kjo pikë ia përforcon edhe më shumë shpresat që t’i ikin zonës së rrezikut.

“Në Prizren kemi shkuar të mobilizuar për tri pikë, por nuk arritëm më shumë se një. Djemtë janë angazhuar, dhanë maksimumin, por u dëmtuam për një penallti”, ka thënë Çerkini.

Në fundjavë, Ferizaj luan sërish ndaj një rivali direkt për t’i ikur barazhit, Dritës në Gjilan.

“Në Gjilan shkojmë që të dalim të pamposhtur në përballje me Dritën. Synimi ynë është t’i ikim barazhit dhe nëse dalim mirë nga sfida me Dritën, atëherë kjo do të jetë e mundshme lehtë”.

Aktalisht, Drita e Ferizaj janë në pozitat 10 dhe 9 (të barazhit).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera