Lajme

Çelaj thotë se Shpend Ahmeti e dëmtoi pronën publike nga paaftësia për shitjen e Q7

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 April 2017

Në fillim të mandatit, kryetari Shpend Ahmeti insistoi që veturën Audi Q7 ta shesë duke filluar me çmimin fillestar prej 41 mijë euro, por nuk ishte shitur. Vetura ka dalë prapë në ankand publik pas tri vitesh me çmim fillestar 10 mijë euro më pak. Lirak Çelaj, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës po konsideron që kryetari Shpend Ahmeti e ka dëmtuar pronën Komunale për mijëra euro duke e lënë të mbyllur në garazhe veturën.

Rreth katër vjet pasi e ka marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po pretendon ta përmbushë njërin nga premtimet e tij “populiste”, shitjen e veturës së shtrenjtë të kryetarit të atëhershëm, Isa Mustafa – Audi Q7.

Vetura e blerë në vitin në dhjetor të vitit 2011 për 76 mijë euro, në vitin 2014 u tentua të shitej me vlerë minimale 41 mijë euro. Në dy raste nuk pati asnjë ofertë. Për tri vite, Komuna e Prishtinës “nuk u bë e gjallë” më për veturën. Javën e kaluar, Komuna ka bërë njoftim për ofertë publike për shitjen e veturës, tash me vlerë minimale 31 mijë euro, shkruan Lajmi.net.

-Advertisement-

Lirak Çelaj, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës po konsideron që kryetari Shpend Ahmeti e ka dëmtuar pronën Komunale për mijëra euro duke e lënë të mbyllur në garazhe veturën Q7.

“Kryetarin Ahmeti nuk e ka penguar askush që ta shes atë veturë. Po ua kujtojmë se në vitin e parë qeverisës shitja e veturës ka qenë një prej vendimeve të para të cilën ne si parti e kemi mbështetur. Pra, ia patëm votuar kërkesën për shitjen e sajë, dhe si rrjedhojë vendimi pati kaluar në Asamble. Pra, lejen me e shitë veturën e ka pasur që nga viti i parë qeverisës. Por, kjo tregon që ai është i pa aftë të shes një veturë e lërë më për punë tjera. Me këtë rast Komuna e Prishtinës e ka dëmtuar pronën publike për disa mijëra euro dhe për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi”, tha Çelej për lajmi.net.

“Në njërën anë ka blerë vetura të reja për Komunë, e në anën tjetër e ka amortizuar një veturë duke ia ulur vlerën për mijëra euro duke e mbajtur në garazhe. Shikoni se sa i ka rënë vlera prej blerjes së saj, pastaj tentimit të parë të shitjes e deri tani”, shtoi tutje shefi i Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

Çelej po konsideron se vetura nuk do të mund të shitet as në këtë iniciativë, ndërkohë ka thënë se kryetari Ahmeti nuk i ka ulur shpenzimet me mos përdorimin e saj.

“Ky është vit zgjedhorë dhe të gjitha punët i ka lënë t’i kryej për në këtë vit, por sido që të jetë, mendoj se për veturën nuk ka treguar aftësi se si ta shesë dhe mendojë që prapë do t’i dështojë.

Nga ana tjetër, dëshiroj të theksojë se udhëtimi i tij më autobusë ka qenë farsë. Sa herë ka udhëtuar me autobusë një veturë e komunës i ka shkuar nga mbrapa, e besa nuk është që ka shkuar shpesh në shtëpi me autobusë”, tha Çelej.

Pa treguar për rastin specifik, lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, lidhur më atë, nëse është vepër penale dëmtimi i pronës publike. Por, Zyra e informimit e Policisë nuk ka dashur të deklarohet konkrtishtë. “Pasi  Kodi Penal i Republikës se Kosovës është publik dhe ne nuk mund ta interpretojmë atë, iu lutem varësisht prej elementeve dhe veprimeve qe ka ndërmarrë dikush, ju mund ta gjeni dhe emëroni veprën penale qe ka kryer i njëjti”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim e PK-se.

Ndërkohë, nga java e kaluar të interesuarit mund ta shohin veturën në garazhet e Komunës së Prishtinës çdo ditë punë, ndërsa, ofertat duhet të dorëzohen në Komunën e Prishtinës  me datën 08.05.2017 në ora 14:00

Audi Q7, tipi: 4.2 V8 – TDI, ka 75182 kilometra të kalaruar. Ka pesë dyer, është prodhuar në vitin 2011, është automatik me ngjyrë të zezë, dhe është i çregjistruar.

Lajmi.net ka pyetur në një autosallon në Prishtinë lidhur me çmimin e veturës Audi Q7 duke pasur për bazë përformancat e veturës së Komunës, dhe çmimi i saj ka dal të sillet pre 22 deri në 24 mijë euro.

Ndërkohë, prej që është në krye të Prishtinës Shpend Ahmerti, kjo veturë ka qenë e mbyllur në garazh. Ai pati thënë se nuk i duhet, pasi e konsideronte luks të tepruar. Andaj, ishte zotuar që do ta shes menjëherë pasi të vinte në pushtet. Dy herë pati dalë në ankand publik, por kishte dështuar shitja. Pastaj zyrtarët komunal nuk morën një iniciativë të tretë për disa vite.

Në fillim, çmimi fillestar për ta blerë veturën ka qenë 41 mijë e 810 euro.

Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte në fillim të mandatit qeverisës nga Kuvendi Komunal. Aprovimi ishte dërguar në kuvend, pasi për pronat komunale merr vendim asambleja, ndërkohe LDK-ja patë votuar kundër këtij vendimi, duke e konsideruar si vendim “populist” të Ahmetit.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, kuvendi komunal votoi propozimin tim për ta shitur Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

E në vendimin e arsyetimit të shitjes së veturës, që i është dërguar Asamblesë, kryetari Shpend Ahmeti kishte deklaruar se veturën do ta shet për shkak të shpenzimeve te larta.

“Që nga fillimi i qeverisjes, unë si Kryetar kam vendosur që të mos përdorim makinën. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta dhe për shkak të makinave të tjera në dispozicion në garazhin e Komunës. Përderisa makina është amortizuar që nga viti 2011, ne vlerësojmë se për shkak të mospërdorimit nga ana jonë, kjo makinë do të zhvlerësohet plotësisht në fund të mandatit 4-vjeçar. Andaj, me qëllim të mbrojtjes së interesit të Komunës dhe ruajtjes së vlerës së pronës, kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë shitjen e kësaj veture”, thuhej në arsyetimin Ahmetit.

Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës është thënë se do të transferohen në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera