Lajme

Hashim Thaçi: Po tejkalohet ‘Paketa e Ahtisaarit’ për pakicat

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 26 April 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës ka thënë se deri më tani Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian për t’u integruar atje, por edhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se duhet të kalojë edhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi e cila është kusht për liberalizimin e vizave.

Presidenti ka shtuar se qytetarët nuk mund të mbesin peng i ngathtësisë së disa deputetëve të Kosovës.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për ‘përkëdheljen’ e Bashkimit Evropian që po i bën Serbisë, për të cilën ai ka thënë se kohëve të fundit është bërë faktor destabilizues në rajon.

“Serbia po i mban peng dhe po i kërcënon deputetët serb në Kosovë”, ka thënë ndër tjera presidenti Thaçi.

Këtë ai e cilëson shumë të padrejtë, për shkak se, siç ka thënë ai, kur është negociuar për Paketën e Ahtisaarit, Kosova ka pranuar shumë kompromise vetëm që t’i integrojë pakicat në Kosovë.

“Kur e kemi negociuar Planin e Ahtisarit, kemi pranuar gjithfarë kompromisesh vetëm për t’i integruar komunitetet në Kosovë, dhe e kemi bërë me vetëdije. Por disa gjëra të asaj kohe janë tejkaluar, siç është votimi i dyfishtë i deputetëve serbë në Kosovë”, ka thënë ndër tjera presidenti Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera