Lajme

KQZ po bëhet gati vetëm për zgjedhje lokale

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 26 April 2017

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mohuar se institucioni që ajo drejton ka marrë sinjale nga ndonjë institucion relevant për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Ajo ka deklaruar për “Epoka e re” se ky institucion nuk është duke e bërë asnjë përgatitje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas saj, KQZ-ja është duke bërë përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në afatin e rregullt kushtetues, në vjeshtë të këtij viti.

Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një viti do të jetë mjaft sfiduese për këtë institucion.

-Advertisement-

Pavarësisht prej kësaj, ajo ka thënë se, nëse u kërkohet të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja do ta bëjë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera