Plagosja e deputetit me plumb gome, ministri i Mbrojtjes: Të pezullohet menjëherë polici që e qëlloi
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 29 November 2026
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit që dyshohet se qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së sotme.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bëri të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes. Ministri e cilësoi përdorimin joproporcional të forcës si të patolerueshëm, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:
Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.
Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.
Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm.
Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre.
E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim.

T� tjera
-
Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit
Një plan i dyshuar për vrasjen e një personi në Prishtinë ka vënë në lëvizje ...
-
Kirgizia krijon akullnaja artificiale për të siguruar ujë
Kulla akulli po ngrihen mbi fshatrat malorë të Kirgizisë dhe mund të jenë çel...
-
Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, a...
-
Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pj...
-
“Sot 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, djemtë po rriten pa nënë”, dedikimi i vëllait të Liridonës në përvjetorin e saj
Tre vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka nd...
-
Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vras...
-
Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të he...
-
Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeve...
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...





































