Lajme

AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 November 2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli).

Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar se produkti nuk i përmbush kriteret mikrobiologjike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore.

Bëhet fjalë për produktin me numër aprovues RKS-144, me datë prodhimi 12 nëntor 2026.

-Advertisement-

Sipas raportit laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e analizuara kanë rezultuar me nivele të bakterit E. coli mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit.

Pas këtyre rezultateve, inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të këtij produkti, si dhe tërheqjen e sasive të mbetura nga tregu.

Kompania është obliguar të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa korrigjuese për higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Prodhimi nuk do të lejohet të rifillojë pa u eliminuar mangësitë e konstatuara, pa u konfirmuar përmes analizave laboratorike përmbushja e kritereve mikrobiologjike dhe pa u riverifikuar kushtet e prodhimit nga AUV-ja.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy