Lajme

Presidentja Shiroka Pula takohet me presidenten sllovene, merr mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 27 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një bisedë me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të saj për integrimin evropian të Kosovës.

Përmes një postimi në X, Pirc Musar ka bërë të ditur se me presidenten e Kosovës ka diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin.

Ajo ka theksuar se dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë kyç për paqe të qëndrueshme në rajon.

-Advertisement-

Takimi i presidenteve është bërë në kuadër të takimeve të Brdo-Brionit.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy