Lajme

Qeveria ndan mjete shtesë për paga e shtesa, emëron komisionet për tri pozita të larta drejtuese

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 26 November 2026

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime, përfshirë ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve për paga dhe shtesa për muajin nëntor.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhjen e 14-të janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Programit të Projektligjeve për periudhën 2026-2028.

Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim për emërimin e komisioneve të pranimit për tri pozita të kategorisë së lartë drejtuese.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës, atë të Komisionerit për Gjuhët në Zyrën e Kryeministrit, si dhe pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe vendimi për korrigjimin e vendimit të Qeverisë me numër 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Ndërkaq, një tjetër vendim i miratuar ka të bëjë me ndarjen e mjeteve buxhetore për të mbuluar mungesën e financimit në kategorinë e pagave dhe shtesave për muajin nëntor 2026.

BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy